Po flet Messi: Fenomeni Ronaldo, më i miri, ëndërroj të luaj me Njuell’s, por…

Për shumë persona në mbarë globin ai është më i miri i të gjitha kohërave, por për vetë Lionel Messin, kush është sulmuesi më i mirë në histori? Vetë argjentinasi e zbuloi këtë në një intervistë për TyC Sports duke injoruar krejtësisht rivalin e tij Kristiano Ronaldo, teksa ngriti në qiell brazilianin Ronaldo.

‘Sulmuesi më i fortë nga të gjithë? Ronaldo-tha Messi-ishte një fenomen, sulmuesi më i mirë që kam mundur të shoh. ishte impresionues’

Më pas Messi kujtoi edhe fillimet e tij te Barcelona përkrah Ronaldinjos.

‘Hyra në dhomat e zhveshjes, isha 16 apo 17 vjec dhe për mua të shihja të gjithë ata fenomenë aty, ishte e komplikuar-vijoi Messi-Por Dinjo u kujdes për mua, më bëri të ndihem komod. Më pas në fushë e kërkoja gjithnjë, edhe pse kaluam pak vite bashkë, jemi argëtuar shumë’.

Nga kaluara, messi kalon tek e tashmja që quhet Luis Suarez me të cilin e lidh një miqësi e fortë edhe jashtë fushe.

‘Me Suarez njihemi prej 5 vitesh, tani luajmë cdo 3 ditë dhe mësohesh me këtë dhe i kryen veprimet përmendësh-tha messi-kemi fëmijë në një moshë dhe cdo ditë e kalojmë bashkë kështu që raportet mes nesh bëhen gjithnjë e më të forta’

Në fund Messi foli për të ardhmen që vështirë se do të jetë larg Katalonjës.

‘Ëndërroj të luaj me Njuell’s Old Bojs në Argjentinë, por nuk e di nëse kjo do të ndodhë-tha Messi-nuk dua të largohem prej këtej, nuk e mendoj idenë e transferimit nga Barcelona dhe është mendimi im i parë. Realiteti është se kam 3 fëmijë, jetoj në një vend që më ka dhënë gjithcka dhe falë Zotit, jam i qetë dhe mund t’u siguroj fëmijëve të mi një të ardhme spektakolare. Do të më duhet të bindja fëmijët e mi dhe familjen për largimin. Tiago është rritur dhe ka miqtë e tij dhe kur i flas me shaka për largimin, zemërohet. kur shkojmë në Argjentinë për 1 muaj ai dëshiron të kthehet këtu’

Messi nuk mund të rrinte pa përmendur Kombëtaren Argjentinase me të cilën ka pengun e madh që nuk po mund të fitojë dot një trofe.

‘do të më pëlqente të shpallesha kampion bote-tha kapiteni i skuadrës ‘Albiceleste’ e Barcelonës-por nuk do të shkëmbeja asgjë nga sukseset që kam arritur në karrierën time për një titull botërori’.

sfidanti.al