Pati shumë zëra se ai mund të sakrifikohej për të mirën e projektit të klubit, por njëri nga “të zotët e punës” e hedh poshtë këtë variant. Andrea Pirlo është një trajner që nuk dëshiron të mbetet pa lojtarët më të mirë, dhe njëri prej tyre është Paulo Dibala. Ish-mesfushori magjik i Italisë foli prerë ndërsa u pyet pët fatin e argjentinasit. “Dibala nuk ka qenë kurrë në treg, – tha Pirlo, – nuk është menduar kurrë për ta larguar. Ai është një nga lojtarët kryesorë të projektit tonë”. Dibala u votua si lojtari më i mirë i Serisë A për sezonin e kaluar, madje edhe përpara Kristiano Ronaldos apo Çiro Imobiles që shënuan më shumë gola sesa ai. Pirlo, ndërkaq, theksoi se cikli i Higuainit tek Juvja ka marrë fund, dhe shtoi se kërkon që skuadra të ketë më shumë entuziazëm, gjë që kishte humbur kohët e fundit.
Sfidanti.al