Pique e Ramos armiq? As që bëhet fjalë, administrojnë media të sportistëve

Gerard Pique ishte i vetmi futbollist i përfaqësueses spanjolle që u shfaq përpara medias në konferencën e radhës për shtyp. Mbrojtësi katalanas që ka qenë në qendër të vorbullës së polemikave për shkak të deklaratave të qarta të tij pro votimit për referendumin e pavarësisë së Katalonjes. Një prej temave për të cilat ai ka folur është edhe raporti me Sergio Ramos. 30 vjecari i befasoi të gjithë teksa bëri të ditur se ai dhe futbollisti i Realit të Madridit kanë hapur një biznes së bashku dhe se së shpejti të gjithë do ta mësojnë se për cfarë bëhet fjalë. Por në Spanjë nuk kanë duruar  dhe nuk e kanë pritur këtë konfirmim nga të dy lojtarët e ‘La Rojas’dhe arriti të zbulojnë biznesin e tyre. Bëhet fjale për projektin ‘Power to the Players’ që është një lloj rrjeti social ku sportistët janë protagonistë absolutë.

Ky projekt ka të bëjë edhe më atë cfarë deklaroi Pique disa muaj përpara kur shprehu se dëshironte të krijonte një media të vërtetë komunikative, autentike dhe që u përket lojtarëve. Në SHBA tashmë ka filluar të aplikohet një projekt i tillë dhe është nën emrin’The Players’ Tribune’ ku sportistët shkruajnë atë cfarë dëshirojne pa patur filtrin gazetaresk.  Projekti po rezulton i suksesshëm, madje ylli i NBA, Kobe Bryant zgjodhi pikërisht këtë platformë për të bërë të ditur tërheqjen e tij nga basketbolli. ‘The Players’ Tribune’ është krijuar nga një ish lojtar i New York Yankees dhe marrin pjesë lojtarë të NHL, NFL, MLS, pa harruar këtu edhe Cristiano Ronaldon, Rakitic  apo Marcelon. Tani synimi është që kjo ide të ‘zbarkojë’ në Evropë nëpërmjet Pique dhe ‘armikut’ Sergio Ramos

Sfidanti.al