Prononcohet Ançeloti: “Më mirë për të gjithë që unë të hesht!”

Trajneri italian, Karlo Ançeloti, për herë të parë që mbas shkarkimit nga Bajerni i Mynihut, u prononcua, duke deklaruar se nuk ka dëshirë që të flasë për lojtarët, për të cilët thuhet qëndrojnë mbas shkarkimit të tij si trajner i gjigantit bavarez, dhe situatën e kohëve të fundit në klubin bavarez. Disa lojtarë, Arien Roben, Robert Levandovski, Frank Riberi, Mats Humels dhe Xherom Boateng, e kanë kritikuar hapur punën e trajnerit të tyre dhe kërkuan nga kryesia e klubit që ai të shkarkohej gjë që edhe ndodhi.

“Do të jetë mirë për të gjithë që, përsa ka ndodhur në klub, unë të mos them asgjë. Më mirë, po hesht. Gjatë 10 muajve të ardhshëm, unë do të përpiqem që të pushojë dhe nuk kam ndërmend që të marrë përsipër ndonjë ekip tjetër”, vuri në dukje Karlo Ançeloti, për të cilin, sikurse thuhet, ka marrë shumë oferta nga klube të tjerë, midis tyre edhe nga Kina e largët.

Sfidanti.al