Pikè tregohet i sinqerte: Momenti me i bukur fitorja e Boterorit me Spanjen

Xherard Pikè eshte nje futbollist qe nuk e rezervon veten dhe e thote opinionin e tij per gjithcka. Prej muajsh qendermbrojtesi i perfaqesueses spanjolle eshte vene ne shenjestren e tifozeve per qendrimin e tij pro votimit ne Referendumin e Katalunjes. E megjithate Pikè tregon se momenti me i mire ne karrieren e tij eshte fitorja e Kupes se Botes me perfaqesuesen spanjolle.

‘Mund te bej shaka me shoket e mi te perfaqesuesja sepse jane vellezerit e mi-tha Pikè-mund te urrehemi kur jemi ne klube, por luajme per te njejtin vend, me te njejten enderr dhe kjo me ben te ndihem krenar. Kur isha i vogel pashe Luis Enriken te gjakosur ne Boterorin e 1994, endrra ime ishte te luaja per ekipin kombetar.

Ndonjehere njerezit te habisin, te tregojne nje histori krejt ndryshe per mua. Thone qe jam tradhetar dhe se dua te shkaterroj vendin sepse shpreha mbeshtetjen time per te drejten e popullit katalanas per te votuar ne referendumit per pavaresine e Katalunjes’.

I pyetur me konkretisht per çeshtjen e pavaresise se rajonit katalanas, Xherard Pikè tha: ‘Nuk kam thene kurre se do votoja per pavaresine-vijoi Pikè-nuk po perpiqem te bej politikanin dhe te kem ndikim te njerezit. Jam ne nje pozite te veshtire ne aspekti  personal, sepse momenti me i bukur i karrieres sime ishte fitimi i Boterorit me Spanjen. Por nga ana tjeter, jam katalanas; eshte gjaku, toka dhe populli im. Kur 80% e popullsise se Katalunjes thote se deshiron te ushtroje te drejten e votes, duhet degjuar’.

Sfidanti.al