Përse futbollistët e mbulojnë gojën me dorë, kur flasin në fushë?

Në shumë raste, ne jemi dëshmitarë të faktit se futbollistët, në përgjithësi, kur flasin në fushë, e mbulojnë gojën me dorë! Përse veprojnë kështu? Kur Pep Guardiola e sulmoi verbalisht futbollistin e Sauthemptonit, Natan Redmond, para disa ditësh, në stadimiun “Etihad”, ky i fundit u përgjigj, duke e mbuluar gojën me dorë dhe duke mos i lejuar, kështu, kameramanët që “ta dëshifronin” atë që tha ai. Në fakt, ky trend ka lindur në Spanjë, ku futbollistët “fjalëshumë” mbrohen, kështu, nga dënimet suplementare.

Sidoqoftë, konsultanti për marrëdhëniet me publikun, Fill Hall, jep një shpjegim tjetër, se futbollistët nuk e mbulojnë gojën që të mos “të dëshifrohet” ajo që thonë ata në fushë. “Një futbollist më ka thënë se ata e mbulojnë gojën, kur i flasin një tjetri që ndodhet pranë në fushë, sepse kështu duan që ta forcojnë atë që thonë, duke pasur parasysh zhurmën e madhe që mbizotëron në stadium. Në stadium, gjithnjë, ka zhurmë dhe ju duhet t’ia afroni fytyrën tjetrit deri në 20 cm që ai t’iu dëgjojë”, vuri në dukje konsultanti i lartpërmendur.

Sfidanti.al