Sulmuesi anësor i Liverpulit, Mohamed Salah, po luan shkëlqyeshëm, qëkur ka mbërritur në “Enfild”, kështu që ai ka tërhequr vëmendjen e Realit të Madridit. Këtë informacion e bëri të ditur trajneri i përfaqësueses së Egjiptit, Ektor Kuper. “Unë kam marr një konfirmim se Reali është i interesuar për Salahun. Por, sipas meje, Salahu, tani, po luan në një ekip të vërtetë”, deklaroi Kuperi.
Salahu mbërriti në Liverpul, verën e kaluar, pasi klubi pagoi për të 37 milionë sterlina dhe në 21 ndeshje me “të kuqtë” ai ka shënuar 17 gola, ndërsa ka dhënë katër asistenca. Më 12 golat e shënuar në Premier Ligë, ai është golashënuesi më i mirë i saj. Kontrata e Salahut me Liverpulin është deri më 2022.