Sezoni në Serinë A ishte një sukses, pavarësisht vështirësive në fund. Empoli e siguroi mbijetesën shumë javë para përfundimit dhe kjo për meritë të futbollistëve, por padyshim edhe të trajnerit Aurelio Andreacoli. Veterani 68-vjeçar, gjithsesi, u largua nga ana e klubit, që zgjodhi të mos ia rinovonte kontratën. Në moshën 68-vjeçare, Andreacoli është i vonshëm në këtë profesion, por gjithsesi suksesi me toskanët nuk ka munguar. Në 2017-2018 ai e nxorri Empolin kampion të Serisë B duke e ngjitur në A, ndërsa këtë edicion e mbajti në elitë. Nën drejtimin e tij u bënë të njohur mesfushorët shqiptarë Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani, të cilët tashmë kërkohen nga klube më të mëdhenj. “Empoli nuk duhej të sillej në këtë mënyrë, – thotë trajneri për “La Gazeta delo Sportin”, – më pëlqen shumë që të bëj rolin e gjyshit, por do të kthehem në Serinë A”.
Sfidanti.al