Përse Benzema u ka ardhur në majë të hundës francezëve..

Tifozët francez nuk e duan kthimin e Karim Benzemas në Kombëtare, kështu është reagimi i tyre.

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është i lirë që të kthehet në Kombëtaren franceze, pas problemeve që kishte me Mathieu Valbuenan, të cilat i kushtuan edhe me mos pjesëmarrje në Euro 2016.

Por, kthimin e tij në Kombëtare nuk e duan tifozët francez, të cilët ende vazhdojnë të jenë të irrituar me të pavarësisht se ka dal i pafajshëm nga gjykata për shantazh ndaj Valbuenas.

Në një sondazh të RTL, 78 për qind e francezëve nuk duan që Benzema të rikthehet në Kombëtare, ndërsa 22 për qind e tyre duan kthimin e ‘tigrit të bardhë’