Përplasje Arthur-Barcelona; rrezikohet grumbullimi me Juventusin

Në zënkën në distancë mes Barcelonës dhe Arthur mund të përfshihet edhe Juventusi. Mesfushori brazilian, blerja e re e bardhezinjve është në fakt  një ‘betejë’ me klubin blaugrana pas refuzimit për t’u kthyer në Spanjë për të mbyllur sezonin me Barcelonën dhe duke qenë se ka një kontratë të firmosur deri në 30 gusht, rrezikon të humbasë nisjen e grumbullimit me Juventusin që është në 24 gusht.

Problemi qëndron në faktin se Arthur e Barcelona nuk kanë gjetur një akord për të zgjidhur situatën e krijiuar në korrik kur futbollisti refuzoi të kthehej nga pushimet në Brazil për të mbyllur sezonin duke mos u paraqitur për testin me tampon bashkë me shokët e skuadrës duke preferuar të presë realizimin e shkëmbimit me Pjanic.

Barcelona ka hapur një procedim disiplinor kundrejt tij që nuk është mbyllur ende duke e bllokuar këtë situatë. Barcelona dëshiron ta ndëshkojë me një gjobë të kripur Arthur i cili nëpërmjet avokatëve të tij po kërkon një zgjidhje. Me siguri do të ketë një sanksio, por kjo cështje ka pasojat e saj edhe te Juventusi. Në një përplasje totale, Barcelona nuk është aspak gati që të mbyllë një sy për skadencën kontraktuale në 30 gusht dhe të lejojë Arthur të bashkohet me Juventusin në 24 gusht. Kjo cështje duhet zgjidhur përpara kësaj date, në rast te kundërt Pirlo nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin në javën e parë të aventurës së tij të re në pankinë.

Por jo vetëm kaq, gjërat duket se përkeqësohen për Arthur në Spanjë. Braziliani u bë protagonist i një aksidenti me Ferrarin e tij në Palafrugell pas të cilit iu nënshtrua testit të alkoolit nga policia lokale; niveli i alkoolit në gjak rezultoi 2 herë më i lartë nga ai i lejuar në Katalonjë 0.55 kundrejt 0.25 me policinë që hapi një procedim penal kundrejt futbollistit

Aksidenti ndodhi në orën 04:00 të mëngjesit, kur Arthur me Ferrarin e tij goditi trotuarin për t’u përplasur më pas me shtyllën e dritave. Nuk pati të plagosur dhe dëmtimet në makinën e Arthur nuk janë të mëdha, por telashet për të nuk kanë përfunduar.

Sfidanti.al