Xherard Pike humbet betejën ligjore me Gjykatën Ekonomiko-administrative që e detyron atë të paguajë 1 milion e 457 mijë e 855 Euro si taksë e prapambetur për vitet 2008, 2009,2010 dhe 678 mijë e 12 Euro në formën e gjobës për vonesën në pagesën e kësaj shifre. Qendërmbrojtësi i Barcelonës e kishte apeluar këtë vendim te Audiencia Nacional me këtë të fundit e hodhi poshtë këtë apelim me vendimin e marrë në 13 maj të këtij viti.
Në total Pike do të jetë i detyruar që të paguajë organeve tatimore një shifër prej 2.1 milionë Eurosh, megjithatë futbollisti ka të drejtën që të apelojë këtë vendim të Audencia Nacional në Gjykatën e Kasacionit.
sfidanti.al