Neymar vazhdon të argëtohet në Brazil pasi refuzoi të bashkohet me skuadrën e Paris Sën Zhermenit në grumbullimin e skuadrës në 8 korrik. Nën shoqërinë e Belo Soaresh, një lojtar profesionist i foot-volley, Neymar u përfshi në një ndeshje mes miqsh duke lënë edhe një mesazh në Instagram.
‘Formacioni i sotëm me lojtarin më të mirë në botë. Jemi të pamposhtur-shkruante sulmuesi brazilian në postimin e tij.
Ndërkaq, Paris Sën Zhermeni vendosi që të ndëshkojë Nejmar për mosparaqitjen e tij në grumbullim me një gjobë prej 2000 Eurosh në ditë.
sfidanti.al