E la numrin 19 dhe mori 9-ën. Kristof Piontek do të ketë fanelën emblematike të sulmuesit kryesor tek Milani, bluzë që duhet të nderohet jo vetëm me djersë, por edhe me gola. Për Milanin ka qenë problem i madh suksesi i numrit 9, që kur Pipo Inzagi u largua në vitin 2012, ndaj edhe tifozët i kërkojnë publikisht sulmuesit polak që të bëjë ndryshimin.
Milani provoi disa sulmues pas tij, mes të cilëve emra të njohur si Fernando Torres, Karlos Baka apo Gonzalo Higuain, por asnjëri nuk mundi të kthente kohët e Inzagit, Shevçenkos apo Van Bastenit. Piontek, ndërkaq, jep shpresë pasi shënoi 30 gola në total sezonin e kaluar. Ishin këta gola që i dhanë numrin 9, me largimin edhe të Gonzalo Higuainit. Tani pritet të shihet nëse do të jetë në gjendje të thyejë mallkimin e shifrës së shkëlqyer, por tepër “të rëndë”.
Sfidanti.al