Për shkak të Covid-19, Borussia Dortmund pret 45 milionë Euro humbje

Borussia Dortmund pret që këtë vit fiskal ta mbyllë me humbje prej 45 milionë Eurosh për shkak të impaktit të pandemisë coronavirus që detyroi klubin të heqë dorë nga parashikimet fillestare për bilancin financiar. Në një raport të fundit, Dortmund kishte parashikuar një bilanc me fitime për të 10 vit radhazi me vlerën e 5 milionë Eurove.

Në 16 mars klubi e deklaroi të pavlefshëm këtë vleësim dhe këtë të hënë bëri të ditur parashikimin e ri me humbje nëpërmjet një komunikimi ad hoc me aksionerët e tij. Borussia Dortmund ka impiantin më të madh në gjermani me një kapacitet prej 81365 vendesh, kështu që zhvillimi I ndeshjeve me dyer të mbyllura është një prej faktorëve më kryesorë për këtë humbje financiare.

Parashikimi nuk ka marrë në konsideratë lëvizjet e mundshme në merkato të Borussia Dortmund të cilat mund të rrisin apo reduktojnë debitin në bilanc. Të verdhezinjtë janë disa futbollistë që kërkohen nga klube të ndryshme evropiane sic janë Haaland dhe Sancho dhe një largim I mundshëm I tyre e përmirëson bilancin financiar të klubit. Por Haaland është deklaruar I pashitsham, ndërsa  përsa I përket Sanchos, drejtuesit e klubit janë shprehur të hapur për një shitje të mundshme të tij sigurisht nëse në drejtim të tij vjen një ofertë interesante.

Sfidanti.al