Pas Ramsejit, Juventus do tentojë të sjellë në Torino edhe Salah?

Juventus nuk ka ndërmend të mbyllë pazarin në futbollin anglez me Aron Ramsejin. Sipas medias britanike, Zonja e Vjetër po kërkon të rrëmbejë edhe Mohamed Salah nga Liverpuli. Ajo që flet për këtë mundësinë e një transferimi të tillë është e përditshmja ‘The Guardian’. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, drejtuesit e Juventusit kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet e Salah në këto dy sezone dhe tani po mendon për ta sjellë në Serie A.

‘The Guardian’ thekson gjithashtu se Juventus është gati që të nisë bisedimet me Liverpulin dhe të përfshijë në to edhe kartonin e Paulo Dibalës i cili duket se vlerësohet në maksimum nga trajneri i The Reds, Jurgen Klop. Cështja në të gjithë këtë histori qëndron pikërisht te kostoja e këtij transferimi që kap vlerën 175 milionë Dollarë, një shifër të cilën Juventus mund të mos e ketë problem që ta shpenzojë dhe për ta vërtetuar këtë mjaft të mendosh transferimin e Kristiano Ronaldos.

sfidanti.al