Futbolli anglez humbet një legjendë të tij, Gordon Benks që u nda nga jeta në moshën 81 vjecare, lajm ky të cilin e konfirmoi familja e tij. Gordon Benks që 6 herë ka fituar cmimin si portieri më i mirë i vitit nga FIFA, është përkufizuar si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit në rolin e tij.
Gordon Benks ka lindur në Shefild dhe karrierën e nisi te skuadra e Cesterfildit. Në 1959 u transferua te Leister për vlerën e 7000 Paundëve ku ranë në sy edhe cilësitë e tij si portier, cilësi që i dhanë mundësinë atij që të bëjë debutimin me përfaqësuesen e anglisë në 1963 në ndeshjen me Skocinë. Me Anglinë, Benks ka zhvilluar 73 ndeshje dhe rezultatin më të mirë ka fitimin e titullit botëror të vitit 1966 pasi Anglia mundi në finale Gjermaninë në Uembli.
Por Gordon Benks do të kujtohet më shumë për pritjen e bërë ndaj Pelesë në ndeshjen mes Anglisë e Brazilit në Botërorin e Meksikës në vitin 1970 që është përkufizuar edhe si pritja e shekullit. Në rang klubesh, Gordon Benks qëndroi 8 sezone te Leister duke arritur në 2 finale të FA Cup, ndërkohë që fitoi një Kupë të Ligës. Në 1967, ai u transferua te Stok Siti me të cilin në 1972 fitoi një tjetër trofe të Kupës së Ligës, 1 vit para tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur.
sfidanti.al