Pas mbylljes së sezonit, Cambuur e De Graafschap cojnë Eredivisie në gjyq

Cambuur e De Graafschap ndërmarrin veprime ligjore kundër Eredivisie. Në momentin kur u mbyll sezoni futbollistik në Holandë, u anulua procesi I rënies dhe ngjitjes në kategori dhe Cambuur e De Graafschap ishin ato pretendonin të bashkoheshin me Eredivisie.

Pikërisht për këtë arsye, këto dy klube vendosën të  ngrenë padi ndaj Eredivisie në një gjykatë në Utrecht që do të zhvillojë një seancë paraqitje në 8 maj. Procesi gjyqësor do të jetë një gjykim i shpejtuar dhe gjykatësi që do të ketë te drejtën për të marrë masat, do të japë vendimin e tij për 2 javë

‘Gjaku, djersa dhe lotët e derdhur gjatë një viti rezultuan të kota dhe kjo nuk mund të kapërdihet-theksohet në një komunikatë të Cambuur-mendojmë se iu detyrohemi lojtarëve, personelit teknik, punonjësve të tjerë dhe tifozëve e sponsorëve sfidën ndaj këtij vendimi të padrejtë’.

Cambuur dhe De Graafschaps ishin në 2 vendet e para në Divizionin e dytë të kampionatit holandez respektivisht me 66 dhe 62 pikë duke ‘fluturuar’ drejt Eredivizie, ndërkohë që në vendin e tretë gjendej Volendam me 55 pikë. Kur kishin mbetur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit, qeveria paralizoi përfundimisht futbollin profesionist për të frenuar përhapjen e coronavirusit. Javën e kaluar, Federara Holandeze e Futbollit, pezulloi përfundimisht kampionatin duke mos e dhënë titullin kampion. Fillimisht u studiua mundësia që të lejohej ngjitja në kategori e 2 skuadrave dhe ndalimi i rënies nga kategoria që do ta conte Eredivisien nga 18 në 20 skuadra. Por Federata e hodhi poshtë këtë opsion dhe vendosi anulimin si të rënies nga kategoria ashtu dhe të ngjitjes në të.

Sfidanti.al