Formula 1, konfirmohet se gara e Hungarisë do mbahet pa publik

Cmimi i Madh i Hungarisë në Botërorin e Formula 1 do të zhvillohet pa tifozë në tribuna.Ishin organizatorët e kësaj gare ata që konfirmuan lajmin gjithnjë nëse kampionati do të nisë, pas vendimit të qeverisë hungareze për ndalimin e eventeve që grumbullohjnë mbi 500 persona deri në 15 gusht për shkak të pandemisë coronavirus.

‘Ekipi i Hungaroringut ishte në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Formula 1 që ka të drejtat ndërkombëtare te kampionatit për të studiuar të gjitha format e mundshme  për organizimin e edicionit të 35 të Garës së Hungarisë me tifozë. Por pas vendimit të qeverisë, për fat të keq, kjo nuk është e mundur-thanë organizatorët e garës së Hungarisë në një komunikatë

Ata shtuan se shëndeti dhe mirëqenia e tifozëve, personelit, pilotëve dhe skuadrave kanë qenë dhe mbeten shqetësimi kryesor gjatë kësaj periudhe dhe kështu që u detyruan të arrinin në këtë përfundim. Ndërkaq mësohet se ata që kishin blerë bileta për të parë garen e Hungarisë mund ta shkëmbejnë me atë të garës së 2021 ose mund të kërkojnë rimbursimin e parave

Ndërkaq, Liberty Media vazhdon punën për kalendarin e ri për të nisur kampionatin pavarësisht pandemisë dhe shefi i saj, Chase Carey konfirmoi se shpresohet që sezoni të fillojë në Austri në muajin korrik.

Sfidanti.al