Premier League, plan për rifillim me ndeshje pa tifozë deri në 2021

Futboll po, por me dyer të mbyllura deri në dhjetor me mundësinë e zgjatjes së kësaj mase deri në maj të 2021 nëse Downing Street do të zgjasë kohën e ndalimit të manifestimeve massive. Ky është skenari me të cilin po përballet Premier League e impenjuar në orët e fundit me projektin ‘Restart Plan’  sipas të cilit synohet rikthimi i skuadrave në fushën e lojës në 8 qershor.

Sipas ‘Times’, plani parashikon zhvillimin e sfidave me dyer të mbyllua jo vetëm për pjesën e mbetur të sezonit, por edhe për pjesën e parë të sezonit pasardhës. Një skenar që burime pranë Premier League e kanë përgënjeshtruar pjesërisht duke saktësuar se për momentin po diskutohet vetëm për mbylljen e sezonit aktual.

Problemi tjetër, është ai i tamponëve; qeveria angleze këmbëngul se për t’u kthyer kamoionati, të gjithë  lojtarët e stafet teknike do të duhet të kryejnë 3 teste me tampon në javë me një kosto prej rreth 30 mijë Paund në javë.

Klubeve iu ofrua edhe një sistem kontrolli që lejon të bëjë vlerësimin e pozitivitetit në harkun e 2 orësh e gjysmë, por deri në 7 tamponë në ditë. Për të parë nëse do të jetë e mundur rifillimi i Premier League në 8 qershor, ndoshta do të duhet të presim një takim mes klubeve ditën e enjte që mund të rezultojë vendimtar.

Sfidanti.al