Dicka e turpshme ndodhi në Piazzale Loreto përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Milanit dhe Lazios. Tifozë të skuadrës bardhekaltër gjetën mënyrën më të shëmtuar të mundshme për të provokuar teksa përdorën një parrullë fashiste të cilën e shfaqën në Rrugën Buenos Aires pak hapa larg sheshit Loreto.
Në parullë ishte shkruar fraza ‘Nder Bonito Musolinit’, ndërkohë që nuk munguan as koret në favor të fashizmit. E gjithë kjo zgjati vetëm pak minuta, por që i mjaftoi grupimit të tifozëve ultras të Lazios ‘Irriducibili’ për të bërë këto gjeste aspak të këndshme në rrugët e Milanos.
sfidanti.al