Spanja do te jete kampione e botes per kete vit. Ky eshte parashikimi i bere nga revista prestigjioze ‘Sports Illustrated’ ne prag te evenimentit me te rendesishem te futbollit. Kjo reviste parashikon se Spanja do te kualifikohet e para ne Grupin B, ndersa ne 1/8 e finaleve do te eliminoje Rusine qe donte renditet e dyta ne grupin e saj. Sipas ‘Sports Illustrated’ ne çerekfinale, La Roja do te munde Kroacine, ndersa ne gjysmefinale do te munde Gjermanine. Ne finale Spanja e Lopetegit sipas ‘Sports Illustrated’ do te fitoje ndaj Belgjikes qe nga ana e saj do te kaloje Senegalin, Meksiken e Senegalin.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se ‘Sports Illustrated’ nuk u jep asnje shans per fitore Argjentines e Brazilit. Argjentjna e Messit sipas kesaj reviste nuk do te jete ne gjendje as te kaloje grupin pasi do te renditet ne vendin e trete, ndersa Brazili do te eliminohet ne 1/8 e finaleve nga Meksika.
Sfidanti.al