Xhastin Klajvert eshte vetem nje hap larg kalimit te Roma. Klubi verdhekuq ka arritur marreveshjen me Ajaksin per blerjen e kartonin te holandezit qe eshte djali i ish futbollistit te Barcelones, Patrik Klajvert.
Roma ka pranuar te derdhe ne arkat e Ajaksit 20 milione Euro se bashku me 5 milione Euro te tjere ne formen e bonuseve. Ndersa per Xhastin Klajvert eshte bere gati nje kontrate 5 vjecare me nje page prej 2 milione Eurosh ne sezon.
Xhastin Klajvert do te jete blerja e 4 e Romes per kete sezon, pas Çoriç, Markanos e Kristantes. Por Roma nuk la ndermend te ndalet ketu. Drejtori Sportiv Monçi vazhdon tratativat me drejtuesit e Ajaksit, kete radhe per mesfushorit Hakim Zijek.
Sfidanti.al