Osmani dhe koncepti për ciklin fitues të Shkëndijës së Tetoves

Trajneri i Shkëndjës së Tetovës, Qatip Osmani, është i kënaqur që ekipi i tij arriti të fitojë 1-0 me gol të shënuar me penallti nga Agim Ibraimi në transfertë në Estoni kundër ekipit vendas Nome Kalju në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së sivjetme të Kampioneve, por paralajmeroi se lojtarët e tij nuk duhet ta nënvlerësojnë ekipin estonez, kur të luajnë në fushën e vet.

Duke patur parasysh mënyrën sesi u zhvillua loja dhe fitoren e klubit tetovar jashtë fushës së vet, duket se Shkëndija do ta ketë, pak a shumë, të lehtë kualifikimin, por, sidoqoftë, Osmani kërkon që lojtarët e tij të jenë të kujdesshëm.

“Është bukur, kur ciklin kualifikues e nis me fitore, por unë mendoj se triumfi ynë duhet të jetë më bindës”, deklaroi Osmani, duke shtuar: “Sigurisht që fitorja e arritur është e rëndësishme, por puna jonë akoma nuk ka mbaruar, pasi ne duhet të sigurojmë kualifikimin, prandaj ne duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në ndeshjen e kthimit”.

Sfidanti.al