Notari i njohur italian, Filipo Manjini, shpëtoi një turist të ri që po mbytej në plazhin e Sardenjës. Kampioni i katërfishtë i botës që vitin e kaluar i dha fund karrierës së tij sportive, pa u menduar shumë u hodh në ujë, notoi me shpejtësinë më të madhe dhe arriti ta shpëtoi turistin para se tek ai të mbërrinin rojat e sigurisë së plazhit të lartpërmendur.
“Unë vetëm bëra atë që duhej të bëja”, u tha gazetarëve mbas ngjarjes Manjini 37-vjeçar që për një rastësi fatlume u ndodh në plazhin Kala-Sincias të Sardenjës, ku po pushonin turisi i ri, në fakt, i sapomartuar, Andrea Benedeto, bashkë me nusen e tij.
Më 2004, Manjini fitoi medaljen e bronzit në Lojrat Olimpike të Athinës në stafetën 4×200 metra stil i lirë, ndërkohë që ky notar italian ka dalë katër herë kampion bote.
Sfidanti.al