Telenovela Grizman drejt fundit; zyrtarizimi si lojtar i Barcelonës, cështje orësh

Telenovela Grizman është në episodet e fundit të saj. Sulmuesi francez do të jetë futbollist i Barcelonës dhe zyrtarizimi i transferimit të tij te katalanasit tani është cështje orësh. Barcelona vendosi që këtë të premte të paguajë klauzolën e kontratës së futbollistit prej 120 milionë Eurosh me Atletiko Madrid.

Mësohet se në zyrat e La ligës për të depozituar pagesën e klauzolës do të shkojnë avokatët e futbollistit, ndërkohë që zyrtarizimi i këtij transferimi do të bëhet në momentin që La Liga të quajë të vlefshme pagesën e bërë për 28 vjecarin
Ndërkaq, Antuan Grizman do të firmosë me Barcelonën një kontratë deri në vitin 2024 me një klauzolë shumë më të lartë të zgjidhjes së saj dhe sipas asaj që theksohet në radion RAC1, prezantimi i tij do të bëhet pasditen e kësaj të diele, ndërkohë që Barcelona do të nisë përgatitjet për sezonin e ri të hënën në 15 korrik.

Antuan Grizman do të jetë blerja e tretë më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës. përpara tij në këtë pikë janë pikërisht Filipe Kutinjo dhe Osman Dembele.

sfidanti.al