Ore, ndeshjet e kësaj Superligë, cilat arbitra do t’i drejtojnë?!

Le të mos merremi për një moment me krijimin më të fundit në futboll (një AntiKrisht?!) dhe me luftën atomike që ka shpërthyer rreth tij, por le të bëjmë një pyetje më të pafajshme. Këtë e bën e përditshmja katalanase “Sport” që shkruan këto fjalë: Cilët do të jenë arbitrat që do të drejtojnë ndeshjet e Superligës? Kjo pyetje vjen natyrshëm sepse arbitrat varet tërësisht nga federatat kombëtare që janë kundër Superligës Europiane, po ashtu varet nga FIFA dhe UEFA. Jo vetëm kaq, por edhe përdorimi i VAR-it për momentin është i kushtëzuar nga pjesëmarrja në veprimtari të miratuara nga FIFA dhe UEFA. Si për çdo gjë tjetër, duket se 12 klubet do ta dërgojnë edhe këtë gjë në gjykatë ku shpresojnë që të fitojnë.

Sfidanti.al