Një sport i rrezikshëm, që duhet të merret me stuhitë në dete e oqeane, me peshkaqenë apo balena vrasëse, por edhe me dagllët gjigande. Një nga pyetjet më normale për sërfin do të ishte: A mundet njeriu të bëjë sërf (të sërfojë) në një dallgë cunami? Përgjigja është “po”, madje kjo ka ndodhur shumë kohë më parë. Në 1974, këtë e bëri i pari Felipe Pomar, sërfisti nga Peruja që u shpall kampion i botës në 1965. Kjo ndodhi në 30 tetor 1974, kur Peruja vuajti një tërmet të tmerrshëm prej 7.4 ballësh që shkaktoi 200 të vdekur e 3 500 të plagosur. Pomar bëri sërf në cunamin që pasoi tërmetin, por e mbajti historinë të fshehtë për 10 vjet në respekt të viktimave.
Sfidanti.al