Skandali i trukimeve të ndeshjeve që ka prekur futbollin spanjoll i kalon kufijtë e vendit iberik duke u zgjeruar në Itali. Sipas autoriteteve të drejtësisë spanjolle në këtë cështje ku të dyshuarit kryesorë janë ish futbollistët Raul Bravo dhe Karlos Aranda, shfaqet edhe emri i sulmuesit të Lazios, Ciro Imobile
Më saktësisht, Karlos Aranda bisedon me një italian, Matia Marioti që merret me vendosjen e basteve ilegale në vendin transalpin dhe Imobile shfaqet si klient i zakonshëm i kësaj kompanie bastesh. Sipas policisë, Marioti konsultohet me Arandën gjatë një bisede që është zhvilluar në 2 prill të 2019 për të korruptuar lojtarët e Frozinones që ra në Serie B në mënyrë që të manipulohet rezultati i një ndeshje të Serisë A.
Ne bisedën e regjistruar flitet dhe opër futbollistë me prestigj si Ciro Imobile në kampionatin italian. Sipas dokumentave që janë në zotërim të policisë, Marioti është njeriu i besuar i Karlos Arandës dhe kryen transportin e parave nga Malaga në Romë.
sfidanti.al