Prej kohësh me median spanjolle dhe atë argjentinase është folur shpesh për martesën mes trajnerit të Atletiko Madrid, Diego Pablo Simeone dhe të fejuarës së tij, karla, madje kaq të shumta ishin këto zëra, sa modelja në disa raste ka përgënjeshtruar cdo informacion që është dhënë në lidhje me këtë eveniment
Por cifti e kishte ruajtur më së miri sekretin dhe vetëm orët e fundit surprizuan të të gjithë fansat e Atletikos së Madridit dhe të vetë Simeones teksa bënë të ditur martesën mes tyre dhe këtë e bënë nëpërmjet rrjeteve sociale.
‘Sot në 14 qershor, në një ceremoni intime me anëtarët e familjes sonë, zhvilluam martesën civile. Jemi shumë të lumtur-shkruanin Simeone dhe Karla.
Dëshmitarë në këtë martesë të Diego Pablo simeones ishin vetëm djali i trajnerit 48 vjecar, Xhovani dhe disa persona të tjerë. ceremonia u zhvillua në mënyrë private që është në linjë me jetesën e përditshme që bën cifti.
sfidanti.al