Inter-Ikardi, rishfaqen tensionet, argjentinasi mendon të denoncojë klubin

Rishfaqen tensionet mes Mauro Ikardit dhe Interit. Sulmuesi argjentinas po mendon të denoncojë klubin zikaltër për mobing kjo sepse Interi i hoqi shiritin e kapitenit, e ndau nga skuadra, ndërkohë që i mohon bisedimet për rinovimin e kontratës. lajmi bëhet i ditur nga ‘La Repubblica’ e cila kujton edhe një precedent që shkon në favor të futbollistit argjentinas.

Në vitin 2009, Goran Pandev arriti të sigurojë zgjidhjen e kontratës me Lazion gratis, pasi u izolua nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërkohë që iu mohua cdo tratativë si për rinovim të kontratës ashtu edhe për një transferim të mundshëm në ndonjë skuadër tjetër. Në atë kohë futbollisti maqedonas denoncoi presidentin Klaudio Lotito dhe në fund u lirua nga cdo detyrim për të kaluar pikërisht te Interi, skuadër që mund të përjetojë vetë të njëjtën situatë si skuadra romane

sfidanti.al