MotoGP ne Spanjë; Kuartaro pole position surprizë në Barcelonë

Është një italian ai që triumfon në provat zyrtare në ndalesën  e radhës në Botërorin e MotoGP, në Barcelonë. Bëhet fjalë për Fabio Kuartararo që mposht Mark Markez, pikërisht në pistën e shtëpisë së tij teksa e përshkoi atë me kohën 1 minutë 39 sekonda e 484 të mijtat.

Piloti katalanas i Hondës  dhe kampioni i botës në fuqi, Markez, nuk mundi dot të bëjë më shumë ndaj surprizës italiane dhe u mjaftua me vendin e dytë në këto prova me vetëm 15 të mijtat më shumë se Kuartararo, ndërkohë që vijën e parë të nisjes e plotëson një tjetër pilot spanjoll, ai i Jamahës, Maverik Vinjales që u rendit i treti me 226 të mijtat më shumë se fituesi i pole position.

Nuk shkoi më shumë se vendi i pestë 9 herë kampioni i botës në MotoGP, valentino Rosi që u rendit pas italianit tjetër Morbideli, ndërkohë që Andrea Doviciozo shënoi kohën e 6 më të mirë.

sfidanti.al