Napoli nuk mendon vetëm për sulmin, por edhe për prapavijën. Në orët e fundit është publikuar lajmi se skuadra napoletane ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Romës, Manolas i cili mendohet se do të zëvnedësojë Raul Albiol i cili mesa duket do të transferohet te Vijarreali.
Sipas medias italiane, Napoli në këtë pikë ka fituar garën me Juventusin dhe Milanin që ishin vënë në ndjekje të mbrojtësit grek. Tani ajo që duhet të bëjë De Laurentiis është të gjejë akordin me Romën që në kontratën me Manolas ka përfshirë edhe një klauzolë të zgjidhjes së saj me një vlerë prej 36 milionë Euro. Në këtë aspekt, Napoli preferon që të përfshijë në tratativa edhe Diavara, ndërkohë që flitet edhe për Mario ruin me këtë të fundit që e ka veshur edhe më parë fanelën e Romës
sfidanti.al