Qeveria kineze deklaroi se do t’ua ndalojë dorën klubeve të futbollit të vendeve të saj, që po bëjnë çmenduri financiare për të marrë lojtarë me emër të madh. Gjithsesi, duket se nuk do të jetë e lehtë as për drejtuesit ekzekutivë të një vendi që qeveriset nga një parti e vetme, si Partia Komuniste. Mediat britanike njoftojnë se klubet e Superligës kineze kanë përpiluar një plan që synon futbollistë të nivelit të lartë, të një kategorie tjetër.
Synimi i tyre janë lojtarë me moshë të re, me talent të madh, dhe që mund të luajnë në Kinë për një kohë shumë më të gjatë sesa Tevez, Obi Mikel apo ata që kërkohen si Terri apo Runi. Konkretisht, janë katër emra në “tryezën” e drejtuesve të klubeve kinezë, Dil Ejli (Dele Alli) e Harri Kejn të Totenhemit, Daniel Starrixh i Liverpulit dhe Ros Barkli i Evertonit. Sipas mediave në Britani, kinezët kanë dërguar ndërmjetës për të biseduar me agjentët e futbollistëve dhe me klubet e Premier Ligës angleze. Rroga që pritet t’u ofrohet këtyre talenteve pritet të jetë 800 000 paund stërlina në javë, apo gati 1 milionë euro.
Sfidanti.al