Juventus po punon për të përmirësuar akoma më shumë skuadrën edhe pse duket se është e vështirë dicka e tillë duke qenë se Zonja e Vjetër në fazën e parë të kampionatit regjistroi 18 fitore dhe vetëm 1 barazim. Torinezët tashmë po përpiqen të sjellin në Serinë A, Aron Ramsej, por kampionët e Italisë nuk ndalen te uellsiani.
Së fundmi në ambientet e klubit bardhezi është shfaqur ideja për të siguruar edhe shërbimin e Hames Rodrigez. Sulmuesi kolumbian që është në pronësi të Realit të Madridit është dhënë në formë huazimi te Bajerni i Mynihut, por klubi bavarez duket se nuk ka ndërmend të blejë kartonin e futbollistit vlera e të cilit është 42 milionë Euro.
Gjermanët kanë kohë deri në 15 qershor për të vendosur, por duke parë problemet fizike të shfaqura nga Hames Rodrigez, ata mund të ridërgojnë atë tek Reali i Madridit që nuk duket shumë entuziast për një rikthim të tij. Kjo situatë mund të favorizojë Juventusin që shfaqet e gatshme për të nisur tentativat për kolumbianin duke përfshirë në lojë agjentin e futbollistit Zhorzh Mendes i cili është në raporte të shkqlëyera me kampionët e Italisë pas cështjes së transferimit të Kristiano Ronaldos. Mendes në këtë moment ndodhet në Dubai ashtu sikurse edhe Paratici për ceremoninë e ndarjes së cmimeve Globe Soccer Awards dhe sipas ‘Corriere Dello Sport’, pritet të zhvillohet një takim mes tyre për Hames Rodriguez për të cilin Juventusi mund të jetë një destinacion mëse i pëlqyeshëm.
Sfidanti.al