Afron 50 vjetori i Mikael Shumaher, Korina jep mesazhin: Po bëjmë gjithcka mundemi për ta ndihmuar

Ditën e enjte, legjenda e Formula 1, Mikael Shumaher feston 50 vjetorin e tij të lindjes. Me këtë rast, bashkëshortja e 7 herë kampionit të botës postoi një mesazh në profilin zyrtar të Shumaher në Facebook ku ndër të tjera kërkoi sërish respektimin e privatësisë së familjes së saj.

‘Mikael është në duar shumë të mira dhe po bëjmë gjithcka është e mundur nga ana njerëzore për ta ndihmuar-shkruante Korina Shumaher në postimin e saj-ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë për një temë delicate sic është shëndeti, dicka që e ka kërkuar shpesh edhe vetë Mikael’.

Mikael Shumaher përpara 5 vitesh pësoi një aksident të rëndë në alpet franceze ku ai kishte shkuar për pushime me familjen e tij. Ai gjendet në zvicër tashmë pasi kaloi 6 muaj në gjendje kome dhe të dhënat për gjendjen e tij shëndetësore janë të pakta pasi famlija e tij është treguar e kujdesshme për të mos dhënë deklarata periodike në lidhje me këtë cështje.

‘Mikael duhet të ndihet krenar për atë cfarë ai ka bërë, edhe ne jemi-vijohet në komunikatën e Korinës-për këtë arsye duam të kujtojmë sukseset e tij nëpërmjet një aplikacioni të ri që do të nisë funksionimin pikërisht të enjten. Është kjo një mënyrë për të nderuar dhe për të festuar fitoret e rekordet e tij. Është një dhuratë e vogël nga ana jonë, ju falenderojmë që na kenëi qëndruar pranë dhe ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2019’.

Sfidanti.al