Nuk është Ronaldo, as Mesi, por braziliani Hulk..super-pasaniku i javës!

Nuk është as Mesi, nuk është as Ronaldo në listën e futbollistëve më të paguar në botë gjatë një jave. Një lajm befasues, por  yjet e Europës, edhe pse klasi i tyre është më qiellor, duhet të përulen para miliardave në Kinë. Bile edhe kampionati  më prepotent në planin financiar, Premier Liga angleze trembet shumë nga perspektiva e futbollistëve kur flitet për shumat marramendase që lëvizin në Kinë. Shikoni listën e futbollistëve më të paguar dhe “shlodhni” sytë duke parë Ronaldon dhe Mesin në pozita inferiore.

Futbollisti më i paguar është braziliani Hulk, ish-Zenit, që luan me klubin Shangai dhe përfiton shumën kampione, 360 mijë euro në javë, pas tij Graciano Pele, italianin që e vendosën në tabelën e qitjes në Europian pas 11-metërshit falso, me shumën 325 mijë euro, i  cili luan po ashtu me Shangain,  në vend të tretë Pogba tek Mançester Junajted me 325 mijë euro, Ronaldo tek Reali me 323 mijë euro, Nejmar dhe Mesi me 310 mijë euro … më të varfërit e listës.