Nga Spanja vjen lajmi i bujshem; Reali ofron Ronaldon dhe para për Nejmarin

Jemi në muajin janar, por temperaturat në merkaton e transferimeve janë shumë të nxehta. Në ditët e fundit në qendër të vëmendjes është vënë sulmuesi i Paris Sën Zhermen, Nejmar për të cilin është folur se Mancester Junajtid dhe Reali i Madridit kanë shprehur gatishmërinë për të paguar respektivisht 500 milionë dhe 400 milionë Euro për kartonin e brazilianit.

Duke qëndruar te Reali i Madridit, media spanjolle ka lëshuar një tjetër ‘bombë’; Florentino Perez është gati që t’i ofrojë Paris Sën Zhermenit, Kristiano Ronaldon dhe një shumë të madhe parash për të sjellë në ‘Santiago Bernabeu’, Nejmarin. Është radioja ‘Cadena Ser’ nëpërmjet programit ‘El Larguero’ që e ka lëshuar këtë ‘bombë’ të merkatos duke shtuar se Perez do të nisë të gjitha lëvizjet në këtë cështje pas përfundimit të Botërorit të Rusisë

Kjo manovër përkufizohet në media si e kënaqshme për të gjitha palët. Nejmar me transferimin e mundshëm te Reali rrit shanset për të fituar Topin e Artë, ndërsa Ronaldo te Paris Sën Zhermeni do të sigurojë kontratën me paqgën e majme që ia kërkoi edhe Realit të madridit.

sfidanti.al