Çifti Trapatoni, çfarë puthje në Maldive

Është kohë pushimesh në futbollin italian dhe të gjithë janë turrur drejt Ishujve Maldive. Bonuçi, Kielini dhe familjet e tyre respektive, De Rosi dhe bashkeshortja Sara Felberbaum, Çiro e xhesika Immobile, Mauro Ikardi e Vanda Nara, të gjithë janë tërhehqur nga ky vend magjik dhe fotot e tyre relaksuese tashmë kanë pushtuar Instagramin.

Nuk kishte vend më të mirë për ta për fiksuar në fotot e tyre edhe puthjet pasionale në cdo kënd të mundshëm. E megjithatë jo të gjithë e kanë bërë këtë gjë e megjithatë janë pikasur nga fotografët. Është rasti i mitikut Xhovani Trapatoni që pikaset teksa push bashkëshorten e tij Paola.

Ishte gazetari Bruno Longi ai që e bëri këtë foto romantike të ish trajnerit të Italisë  të cilën e publikoi edhe në profilin e tij në Tëitter: ‘Cfarë Ikardi dhe vanda, në Maldive dominojnë Trapatoni dhe bashkëshortja-shkruante Bruno Longi në postimin e tij. Padyshim  që ishte puthja më e bukur dhe më e ëmbël e parë në Maldive.

sfidanti.al