Derbi i madh mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, edhe një herë tjetër, solli skena të pahishjme nga tribunat e stadiumit “Humska” të Beogradit, por, ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe, pati shumë më tepër gjak! Tribuna jugore e këtij stadiumi u shndërrua në një kasaphanë të vërtetë mes tifozëve të Partizanit, “Grobari” (varrmihësit), dhe një nëngrupi të tyre që ka një krijuar, kohët e fundit, një fraksion më vete.
Skenat në stadiumin e lartpërmendur të Beogradit kanë shqetësuar të gjithë opinionin publik në Serbi, ndërkohë që edhe mediumet më me influencë në botë kanë transmetuar pamje të skenave të tmerrshme nga “Humska”, të cilat më shumë ngjasonin me pamje lufte sesa me futbollin. Pjesëtarët e nëngrupit të lartpërmendur “Grobari” u rrahën brutalisht nga “kolegët” e tyre, gjë që e tregojnë edhe pamjet e trupave të tyre të mbushura me gjak.
Sfidanti.al