Mesazh i qartë i Ronaldos: “Kjo treshe duhet të mbetet në klub!”

Ronaldo, gjatë kohëve të fundit, ndodhet në qendër të spekulimeve se ai do që të largohet nga Reali i Madridit. Por, sipas portalit “GOAL” (Gol), futbollisti më i mirë i vitit i ka dërguar një mesazh të qartë kryesisë së klubit të vet se treshja Karem Benzema, Garet Bejl dhe ai vetë duhet të qëndrojnë, edhe gjatë sezonit të ardhshëm, në këtë klub, sidomos, nëse ky i fundit ka si synim që vitrinës së Realit të Madridit t’i shtohet edhe një kupë tjetër e Ligës së  Kampioneve.

Në fakt, megjithëse në ndeshjen gjysmëfinale të kampionatit botëror mes klubeve kundër Al Xhazirës së Emirateve të Bashkuara Arabe që Reali e fitoi 2-1, Garet Bejli hyri nga stoli i rezervave, treshja e lartpërmendur e tregoi veten edhe një herë tjetër, për më tëpër se Bejli shënoi golin e fitorës, sapo hyri në lojë, duke kombinuar me Ronaldon.

Sfidanti.al