Guardiola e ka sërish me Murinjon: Pas nesh, Çelsi më i bukuri

Nuk është marrë sërish me Zllatan Ibrahimoviçin, por nuk ka lënë pas dore Zhoze Murinjon. Pep Guardiola lëshoi një sulm “elegant” ndaj rivalit të tij brenda qytetit, duke marrë rast nga ndeshja e radhës në Premier Ligë, ajo ndaj Totenhemit.

“Mendoj se Totenhemi, së bashku me Çelsin, janë skuadrat më të mira që duan të luajnë futboll në Angli, së bashku me ne, – u shpreh trajneri i Sitit, – ata nuk rrinë në pritje të kundërshtarit, ata duan të bëjnë ndeshjen e tyre, dhe ndaj Totenhemit është një tjetër test i madh për ne”.

“Shigjeta” ishte direkt për Murinjon, Mançester Junajtidi i të cilit vërtet është në vend të dytë në Premier, por nuk cilësohet si një skuadër që luan futboll sulmues, ndryshe nga koha kur atë e drejtonte Sër Aleks Ferguson.

Sfidanti.al