Neymar, tjetër sinjal Barcelonës: Dua të shkoj atje

Neymar i përmbahet planit që filloi të zbatojë sezonin e kaluar kur në Hotelin Arts të Barcelona arriti një pakt të pashkruar sipas të cilit klubi katalanas dhe përfaqësuesit e futbollisitit ranë dakord për kushtet e kontratrës së tij në rast të zhbllokimit të situatës së tij në verën e vitit 2020. Sipas  të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, Neymar  këmbënguli te njerëzit më të afërt të tij në Paris teksa u tha se dëshiron të  kthehet me cdo kusht te klubi ku ai ndihej i lumtur

Por megjithatë të gjitha variable e shfaqura të bëjnë të mendosh se kthimi i Neymar te Barcelona është utopik. Në radhë të parë është aspekti ekonomik postcoronavirur që është vërtet kritik. Situata e Barcelona është shumë komplekse për të përballuar një transferim dhe pagesën e një shjifre shumë të lartë sic është ajo për kartonin e Neymar. Për më tepër, Paris Saint Germaini në asnjë moment nuk është shprehur i gatshëm për të lejuar brazilianin të largohet. Vetëm një mrekulli do të bëjë që  Neymar të  kthehet te Barcelona

Paris Saint Germain mund të hapë dyert e largimit të 28 vjecarit duke pranuar futbollistët që ofron Barcelona si pjesë të tratativave, gjithnjë nëse edhe këta të fundit do të pranojnë. Po kështu Neymar nga ana e tij do të duhet të pranojë një reduktim të ndjeshëm të pagës së tij shumë të majme. Sigurisht Bartomeu do të bëjë një tentativë për të njohur situatën dhe cilat janë mundësitë reale për të rimarrë Neymar. Por sot për sot, kalimi i sulmuesit të Barcelona është një utopi

Sfidanti.al