Nerva dhe te Brazili; Nejmar ofendoi Tiago Silven

Brazili ishte nen presionte madh ne prag te ndeshjes me Kosta Riken. Skuadra 5 here kampione e botes e tregoi kete edhe ne fushen e lojes nepermjet loteve te Nejmar. Por jo vetem kaq, sfida me Kosta Riken pati edhe disa momente te tjera tensioni mes lojtareve braziliane qe vetem tani po dalin ne drite sic eshte episodi i treguar nga Tiago Silva qe u perfshi ne nje perplasje pikerisht me Nejmar.

Gjithcka ndodhi kur rezultati ishte 0-0 dhe Tiago Silva me nje gjest Fair Play dorezoi topin te kundershtaret gje qe nuk i pelqeu aspak Nejmarit.

‘Kur i dhashe topin kundershtarit, Nejmar me ofendoi-tha Tiago Silva-por une besoj se bera gjene e duhur pasi ishte nje top tjeter qe na dha fitoren. Po pavaresisht kesaj une jam i qete dhe Nejmar eshte vellai im pavaresisht se sjellja e tij me trishtoi’.

Sfidanti.al