Maradona nuk e kursen Sampaolin; Argjentina nuk e di çfare loje ben

Diego Armando Maradona nuk eshte nga ata qe i kursen kritikat kur behet fjale per Argjentinen. Kjo u pa edhe kete radh3 pas humbjes poshteruese qe bardhekaltrit pesuan ndaj Kroacise me El Pibe de Oron qe vuri ne shenjestren  e sulmeve te tij pikerisht trajnerin Sampaoli.

‘Kam nje zemerim brenda kraharorit qe nuk po shperthen-tha Maradona-Argjentina nuk e di cfare loje po ben, nuk ka zgjidhje per asgje, s’ka mesfushe, s’ka mbrojtje. Njerezit kujtuan se Sampaoli do zgjidhte problemet me kompjuter e drone…’.

Me pas Maradona doli ne mbrojtje te Mesit i kryqezuar me shume se kurre me pare. ‘Messi beri çfare mundi-vijoi Maradona-eshte e veshtire te zgjidhesh i vetem problemet e shokeve te skuadres. Askush nuk i kalon topin Mesit dhe ky eshte problemi i ekipit, i organizimit. Nuk mund te pretendojme qe te fitoje kupen i vetem. Pergjegjesia eshte e te gjitheve nga drejtuesit e Federates e deri te Sampaolit’.

Sfida me Nigerine eshte shansi i fundit i  Argjentines per te vijuar aventuren ruse dhe Maradona  tha: ‘Problemi jemi gjithnje ne, jo kundershtari. Dua te di nese ne dhomat e zhveshjes ‘fluturuan’ grushtat apo jo. Nese kjo nuk ka ndodhur ka qene se askush nuk ka pasur kurajo’

Sfidanti.al