Nejmar, telenovela vazhdon…Barcelona ofron 160 mln Euro për t’i paguar në 2020

Telenovela Nejmar pasurohet me një episod të ri. Barcelona ka bërë gati një ofertë zyrtare për të risjellë në Camp Nou sulmuesin brazilian dhe për të larguar Realin e Madridit e së fundmi edhe Juventusin. sipas medias spanjolle, Barcelona është gati të paguajë deri në 160 milionë Euro për blerjen e kartonit të Nejmar, shifër të cilën do ta paguajë në verën e vitit 2020. Barcelona arriti në këtë propozim pas një takimi të zhvilluar në Camp Nou mes drejtuesve të departamentit sportiv dhe atyre të atij financiar të klubit ku i pranishëm ishte edhe presidenti Josep Maria Bartomeu

Ideja e Barcelonës është që të marrë Nejmar me huazim me opsion blerjen e kartonit të tij në korrikun e 2020 pikërisht për 160 milionë Euro. ajo që mbetet për t’u kuptuar në këtë pikë është nëse opsioni i blerjes së Nejmar do të jetë i detyruar apo jo për kampionët e Spanjës. është mëse e qartë se Barcelona nuk mund ta blejë dot tani Nejmar duke qenë se ka shpenzuar 250 milionë Euro për të siguruar Grizmanin, De Jongun, Neton dhe Xhunior .
Barcelona dëshiron të tregojë me këtë ofertë se është vertet e interesuar për Nejmar për të anuluar përfundimisht tentativat e Realit dhe Juventusit. Klubi torinez në orët e fundit hyri në garë për Nejmar duke propozuar një operacion rokambolesk që përfshin kalimin e Dibalës te PSG për të marrë Nejmar dhe Luis Suarez.

Ndërkaq, te Paris Sën Zhermeni duket se po vlerësohet seriozisht ideja e dhënies së Nejmar me huazim. E përditshmja franceze ‘L’Equipe’ publikon deklaratën e një prej drejtuesve të klubit transalpin që e ka pranuar një lëvizje të tillë për Nejmar,sigurisht duke plotësuar kushtet financiare. Kjo është hera e parë që një funksionar i klubit kampion të Francës pranon mundësinë e largimit të Nejmar nga Paris Sën Zhermeni me huazim

sfidanti.al