E ku do të shkonte atëherë, nëse nuk do të mund të bashkohej me “bardhekuqtë” e kryeqytetit të Spanjës? Një situatë shumë e vështirë kjo për Kristiano Ronaldon, nëse janë të vërteta lajmet nga Gadishulli Iberik se portugezi nuk dëshiron të qendrojë tek Mançester Junajtidi. E përditshmja “Marka” shkruan se “dështon plani i Fergusonit”, dhe se prania e Zhorge Mendesit në Mançester do të thotë se Kristiano kërkon “biletën” për udhëtimin me vetëm një drejtim. Gjithsesi, në Spanjë është edhe deklarata e presidentit të Atletikos së Madridit, Serezo, i cili pret shkurt se “Kristiano është praktikisht i pamundur”. Nëse do t’i besojmë fjalët e tij atëherë CR7 do ta ketë të vështirë të vazhdojë karrierën larg “Old Trafordit”.
Sfidanti.al