Në Spanjë janë të sigurt, Rabiot e De Jong pritet të jenë në radhët e Barçës

Barcelona vijon punën e saj për t’u përforcuar. Dy emrat që së fundmi janë lidhur me klubin katalanas janë pikërisht Adrien Rabiot dhe Frenki De Jong. E përditshmja ‘Sport’ flet me siguri se të dy futbollistët kanë shumë shanse që të bashkohen me Messin, Suarez e të tjerët. Mesfushori i Paris Sën Zhermenit është drejt mbylljes së kontratës së tij me kampionët e Francës dhe rinovimi i saj tashmë nuk është më një opsion, kështu që ai është gati për të lënë parisin e për të shkuar në drejtim të Barcelonës.

Gjithnjë sipas ‘Sport’, Barcelona ka bërë gati për Rabiot një kontratë 5 vjecare me pagë 10 milionë Euro shifër së cilës i bashkohen edhe disa bonuse të tjera. Ajo që i mbetet për të bërë skuadrës kampione të Spanjës, është të bindin Paris Sën Zhermenin që kërkon një dëmshërblim prej 5 milionë Eurosh për Rabiot.

Ndërsa,  në rastin e De Jong, Barcelona ka një rival, Bajernin e Mynihut që do të kërkojë ta marrë futbollistin ‘në ekstremis’. Kjo bën të mendohet se talenti holandez me shumë mundësi do të shkaktojë një ankand dhe se Ajaksi nuk do të kërkojë më pak se 70 milionë Euro për talentin holandez. megjithatë, barcelona e ka një avantazh në këtë histori pasi tashmë duket se e ka arritur një akord me vetë futbollistin.

sfidanti.al