Në kampin e Bokës: Nuk ka forcë në botë që të na kthejë në “Monumental”!

Ndeshja e dytë finale e Kupës Libertadores mes dy ekipeve argjentinas, River Plejt dhe Boka Juniors, për shkak të trazirave që ndodhën në prag të saj, është shtyrë për më 8 ose 9 dhjetor, ndërkohë që vendi i zhvillimit të kësaj ndeshjeje ende nuk dihet, por lojtarët e Bokës një gjë e dinë me siguri: ajo nuk do të zhvillohet, atje, ku ishte planifikuar të zhvillohej fillimisht, në stadiumin e Riverit, “Monumental”, pasi, sikurse thonë, ata në mënyrë kategorikë nuk do të pranojnë të luajnë atje.
Mediume argjentinas vënë në dukje se ndeshja në fjalë mund të zhvillohet në “Monumental” ose diku gjetkë, jashtë Argjentinës.
Por, në kampin e Bokës thonë se as që bëhet që lojtarët saj të shkojnë e të luajnë në “Monumental”.
“Nuk ka forcë në botë që të më detyroj mua që të shkoj të luaj atje. Askush nuk do të ma zëvendësoj syrin, nëse unë do të mbes pa të. Ne nuk duam që të kthehemi atje, ku mund të humbasim jetën, sepse atje ka njerëz të çmendur që duan të na vrasin. A e kuptoni se çfarë mund të ndodhë në atë stadium, nëse ne, ‘larg qoftë’, fitojmë?!”, vuri në dukje futbollisti i Boka Juniorsit, Pablo Perez, i cili gati sa nuk mbeti pa njërin sy, kur kundër autobusit të ekipit të Bokës tifozët huliganë hodhën gurë.
Sfidanti.al