Në Angli, Mesin e quajnë “inceneratorin e parave” për Barcelonën

Nuk e thotë një person që nuk kupton dhe nuk di, por një drejtuese futbolli. Flasim për ish-drejtuesen e përgjithshme të Birmingamit dhe zv. presidenten e Uest Hemit, Karren Bredi, që nuk ka fjalë shumë të mira për Mesin dhe sidomos për mënyrën sesi është menaxhuar Barcelona gjatë viteve të fundit. “Mesi është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, – thotë Bredi, – por, 70 milionë euro në vit janë një shifër e tepruar, një “incenerator parash” për Barcelonën. Në të kundërt, Pike bëri atë që duhet duke ulur rrogën që të shpëtonte klubin”. Edhe Mesi e uli rrogën në 50 për qind, por edhe aq ishte e pamundur për Barcelonën duke pasur parasysh borxhet prej 1.35 miliardë eurosh.

Sfidanti.al