Pas 23 vjetësh, Bërnli i pari ekip në Premier me numrat titullarë nga 1 në 11!

Nuk ka qenë aspak jo normale në të kaluarën, e ndoshta ashtu kanë qenë rregullat. Ekipet luanin zakonisht me numrat në fanelë nga 1 në 11 kohë e shkuara, por prej kaq shumë vjetësh kjo gjë nuk ndodhte. U desh të dilte në fushë Bërnli për ndeshjen ndaj Liverpulit në “Anfild” që të kthehej shija e vjetër dhe një ekip të kishte në formacion lojtarë me numra nga 1 në 11. Kishte 23 vjet që nuk ngjante, Çarltoni e bëri në gusht 1998 në një ndeshje të kampionatit anglez ndaj Sauthemptonit. Tifozëve u pëlqeu shumë kjo gjë bëri trajneri Shon Dajsh (Sean Dyche) duke e quajtur “një përsosmëri”.

Sfidanti.al